Dalin pamje skandaIoze: Patriarku Irinej bën thirrje për kthimin e Kosovës nën Serbi me dh*unë

Eksperti i çështjeve të sigurisë Avni Islami, ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe, se është vënë në shërbim të indoktrinimit për Serbinë e Madhe.

Islami ka publikuar një video në Facebook, ku shihet se si Patriarku i parafundit Irinej bën thirrje për kthimin e Kosovës nën Serbi me anë të dhunës.

Sipas tij, politika ekspansioniste serbe për Kosovën nuk ka ndryshuar.

Reagimi i tij i plotë:

Edhe sot, si në vitet e 90 -eta, nuk ka ndryshuar politka ekspansioniste serbe për Kosovën

Saktësisht sikur në fillim të viteve 90’ kur u vu në shërbim të indoktrinimit për Serbinë e Madhe, Kisha Ortodokse Serbe është shndërruar totalisht në instrument të politikës revizioniste të Aleksandar Vuçiqit duke luajtur një rol destruktiv në nxitjen e urrejtjes, ndasive dhe dhunës. Në videon më poshtë dëgjohet Patriarku i parafundit Irinej duke bërë thirrje për kthimin e Kosovës nën Serbi me anë të dhunës.

Videon mund ta shihni KETU