Lushtaku e quan kryeministrin ”Albin kompjuteri”: 55 euro ia caktoi çmimin qytetarit për zgjedhje

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e ka quajtur kryeministrin Kurti, ”Albin kompjuteri”.

Kjo në një reagim të tij pas zhvillimeve të sotme me koeficientin, për të cilat u shpreh se në këto katër vite, pati keq-qeverisje dhe asnjë projekt madhor.

”55 euro është çmimi që kryeministri ia caktoi qytetarit për zgjedhjet që po vijnë, shtoja kësaj edhe disa lëmosha të tjera. 14 miliardë euro buxhet në këto 4 vite keq-qeverisje, asnjë projekt madhor, asnjë punë që mbahet mend nga “Albin kompjuteri”. Albin, i mirë je për opozitë”, ka shkruar Lushtaku.