I thyhet xhami i veturës një kosovari Gjermani në të cilin ishte emblema e UÇK-së

Një veturë e cila kishte emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në xham, është thyer në Heilbronn të Gjermanisë.

Këtë e ka bërë të ditur një bashkatdhetar nga Deçani, i cili i tha Klanit se bëhet fjalë për automjetin e tij.

Për më tepër, Patriot Gogaj pretendon se ky veprim është kryer nga serbët.