Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe biznesmeni Kreshnik Gjergji, të shtunën kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Të ftuarit ishin të shumtë në numër ku nuk munguan as figurat e famshme publike.
Në mesin e tyre ajo çka na ra në sy është mungesa familjarëve e disa bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Dafinës.
Mozzik, Lumi B, Elinel, Kida dhe Noizy, janë disa nga emrat të cilët nuk ishin prezentë në këtë festë madhështore. Nuk dihet se mes tyre ka pasur krisje të miqësisë apo nuk kanë pranuar ftesë për këtë event special.
Mosprezenca e motrës së saj është habia më e madhe e momentit.