Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vendosur reciprocitet për hyrje të shtetasve të Serbisë në Kosovë. Qeveria ka vendosur që aplikojë të njëjtën masë, sikur Beogradi zyrtar që nuk pranon letërnjoftimin e Kosovës.
“Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, në pikë-kalimet kufitare do të pajiset me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë”, ka thënë kryeministri Kurti pas vendimit për reciprocitet.
E për vendimin e fundi të Qeverisë Kurti, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi. Sipas tij, ky vendim është kundërpërgjigje ndaj Miroslav Lajçakut.
Vendimin e sotëm të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë e paralajmëroi kryeministri Kurti para tri ditësh në një intervistë për TV Syri të Tiranës, kur tha se „Derisa Serbia nuk e njeh Kosovën, edhe Kosova nuk e njeh Serbinë“! Por se kjo masë do të vendosej pak orë mbasi Miroslav Lajçak do të largohej nga Prishtina, këtë nuk e priste njeri. Momentin kur u mor vendimi unë e konsideroj përgjigje ndaj deklaratës së koordinatorit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak, për kërkesën e tij që Kosova të pranojë të zbatojë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë”, thotë Bytyçi.
“Besoj se ishte një përgjigje sulmi, duke paralajmëruar se “Sa herë Lajçak ose dikush tjetër i lobit serb në Bruksel apo gjetkë do t’i kërkojnë Kosovës lëshime të tilla, kërkesa e tyre do të pasohet me qëndrime akoma më të vendosura në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit. Dhe për mendimin tim, ky vendim ishte me vend edhe si i tillë. Jo thjesht pse Lajçak kërkoi të zbatohet marrëveshja e Brukselit për Asociacionin, marrëveshje e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, por sepse ai i ndryshon qëndrimet e tij sipas stinës. Në dimër, në krah të Escobar thoshte në Prishtinë, se Kosova duhet ta riformulojë në përshtatje me kushtetutën një marrëveshje për Asociacionin. Sot tha se ajo duhet të zbatojë marrëveshjen e Thaçit e të Isa Mustafës!”, shprehet Bytyçi.
Më tej, ai thotë se ky dualitet i Miroslav Lajçak duhej atakuar.
“Reciprociteti me dokumentet e identifikimit të qytetarëve serbë që hyjnë në Kosovë ishte përgjigje për Serbinë dhe aleatin e saj, Miroslav Lajçak. Tani qytetarët e Serbisë që duan të hyjnë në Kosovë do të detyrohen të dorëzojnë pasaportat serbe te policia kufitare e Kosovës. Detyrohen gjithashtu të bëjnë një deklaratë se pasaporta serbe u ka humbur dhe të pajisen me një dokument me vulën e Republikës së Kosovës. Domethënë do të bëhet pas dy dekadash e njëjta gjë që serbët bëjnë me shqiptarët e Kosovës”, deklaron profesor Bytyçi për “Bota sot”.
Ai shton se me vendosjen e reciprocitetit për letërnjoftime, Kosova i dërgoi një mesazh Serbisë.
“Shumë bukur! Kjo duhej dhe duhet aplikuar. Me këtë masë i jepet mesazh Serbisë, presidentit të saj, Vuçiq, aleatëve të tij në Evropë, por edhe në rajon se nuk do të shkojnë presionet, makinacionet, provokacionet dhe subversionet kundër Kosovës, institucioneve të saj dhe qeverisë Kurti! Ky mesazh i shkojnë edhe bashkëpunëtorëve të Vuçiqit në Ballkan, përkatësisht kryeministrit Rama, kryetarit të BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetit dhe kryeministrit të “tretë” shqiptar, Abazoviq-it. Ky i fundit do të bëjë një vizitë në Beograd, për të cilën ishte aq i lumtur, dhe do të kërkojë nga Beogradi që Albin Kurti të heqë dorë nga reciprociteti me Serbinë”, thekson Bytyçi.
Besoj se ishte një përgjigje sulmi, duke paralajmëruar se “Sa herë Lajçak ose dikush tjetër i lobit serb në Bruksel apo gjetkë do t’i kërkojnë Kosovës lëshime të tilla, kërkesa e tyre do të pasohet me qëndrime akoma më të vendosura në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit. Dhe për mendimin tim, ky vendim ishte me vend edhe si i tillë. Jo thjesht pse Lajçak kërkoi të zbatohet marrëveshja e Brukselit për Asociacionin, marrëveshje e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, por sepse ai i ndryshon qëndrimet e tij sipas stinës. Në dimër, në krah të Escobar thoshte në Prishtinë, se Kosova duhet ta riformulojë në përshtatje me kushtetutën një marrëveshje për Asociacionin. Sot tha se ajo duhet të zbatojë marrëveshjen e Thaçit e të Isa Mustafës!”, shprehet Bytyçi.
Më tej, ai thotë se ky dualitet i Miroslav Lajçak duhej atakuar.
“Reciprociteti me dokumentet e identifikimit të qytetarëve serbë që hyjnë në Kosovë ishte përgjigje për Serbinë dhe aleatin e saj, Miroslav Lajçak. Tani qytetarët e Serbisë që duan të hyjnë në Kosovë do të detyrohen të dorëzojnë pasaportat serbe te policia kufitare e Kosovës. Detyrohen gjithashtu të bëjnë një deklaratë se pasaporta serbe u ka humbur dhe të pajisen me një dokument me vulën e Republikës së Kosovës. Domethënë do të bëhet pas dy dekadash e njëjta gjë që serbët bëjnë me shqiptarët e Kosovës”, deklaron profesor Bytyçi për “Bota sot”.
Ai shton se me vendosjen e reciprocitetit për letërnjoftime, Kosova i dërgoi një mesazh Serbisë.
“Shumë bukur! Kjo duhej dhe duhet aplikuar. Me këtë masë i jepet mesazh Serbisë, presidentit të saj, Vuçiq, aleatëve të tij në Evropë, por edhe në rajon se nuk do të shkojnë presionet, makinacionet, provokacionet dhe subversionet kundër Kosovës, institucioneve të saj dhe qeverisë Kurti! Ky mesazh i shkojnë edhe bashkëpunëtorëve të Vuçiqit në Ballkan, përkatësisht kryeministrit Rama, kryetarit të BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetit dhe kryeministrit të “tretë” shqiptar, Abazoviq-it. Ky i fundit do të bëjë një vizitë në Beograd, për të cilën ishte aq i lumtur, dhe do të kërkojë nga Beogradi që Albin Kurti të heqë dorë nga reciprociteti me Serbinë”, thekson Bytyçi.
Bytyçi thotë se Edi Rama dhe Ali Ahmeti do t’i kërkojnë Albin Kurtit anulimin e vendimit për reciprocitetin me Serbinë.
“Kërkesën që të anulohet vendimi i sotëm i qeverisë së Kosovës do të ta bëjë edhe Edi Rama, Ali Ahmeti e të tjerë. Mundet që media, politikanë dhe analistë të caktuar në Kosovë ta interpretojnë si përpjekje të qeverisë për të fituar kapital politik në elektorat. Do të shpifin e thonë se “Kurti kishte rënie në elektorat, prandaj dhe vendosi reciprocitetin me Serbinë”! Çfarë nuk do të thonë e çfarë nuk do të shpifin Stanishiqët e Kosovës e të Shqipërisë për ta atakuar këtë vendim të rëndësishëm e jetik për Kosovën dhe kombin shqiptar!”, shpjegon më tej Bytyçi.
sipas profesor Bytyçit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti po dëshmojnë se nuk janë peng i krimit e korrupsionit.
“Por unë besoj te dy liderët kryesorë të Kosovës – Te Vjosa Osmani dhe Albin Kurti! Këta të dy po dëshmojnë se nuk janë peng i korrupsionit dhe aferave të ndryshme antikombëtare. Po dëshmojnë se janë të pashantazhueshëm dhe e mbrojnë me shpirt territorin, integritetin dhe identitetin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Këta të dy nuk bien pre e presioneve të ndryshme. Prandaj dhe me këtë përkushtim e vendosmëri do të dalin fitues. Para së gjithash do të fitojë Kosova!”.
Bytyçi thotë se nuk është Kosova ajo që duhet t’i përulet Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit.
“Është Beogradi ai që duhet të përulet dhe të kërkojë ndjesë për krimet e shëmtuara histerike e të pashembullta që ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë! Do të reagojnë edhe ambasadorët e vendeve të Qiuntit. Por pjesa më e madhe e tyre thjesht do të zbatojnë ritualin, sepse ata tashmë janë bindur se presidenti serb nuk nënshtrohet me lutje! I duhet treguar forca”, shprehet Bytyçi.
Për fund, Bytyçi deklaron se nëse Kosova tregohet e dobët, atëherë aleatët e saj nuk kanë mundësi të bëjnë të fortin.
“Forca përballë Vuçiq fillon nga Prishtina. Më pas zgjerohet te aleatët. Vetëm te Shqipëria nuk ka pse pritet që të shfaqet ndonjë vullnet në përkrahje të Kosovës e as të këtij vendimi. Edhe ajo që sot tha kryeministri Rama, sipas të cilit “I ka folur presidentit Biden për Kosovën” është rrenë e madhe! Sepse është e paverifikueshme. Është propagandë në gjuhen shqipe. Në ato pak sekonda, ai nuk i ka folur as për Kosovën, as për Shqipërinë. Vetëm për Open Balkan dhe Serbinë. Se nuk kishte kohë të fliste edhe për Kosovën, nëse do të donte!”, përfundon për “Bota sot” profesor, doktor Enver Bytyçi.