Ndahen Ilnisa dhe Meritoni?

Vetëm javën e shkuar, shkruam për marrëdhënien e vështirë që Ilnisa dhe Meritoni kishin hasur me familjarët e këtij të fundit.

Por teksa prisnim që raportet të sistemoheshin, duket se problemet kanë nisur edhe për vetë çiftin.

Ajo që ditët e fundit po vihet re gjithmonë e më shumë është pikërisht mungesa e këtij çifti në praninë e njëri-tjetrit.

 

Thuhet se dyshja është duke kaluar një periudhë krize, ku gjithnjë e më shpesh po përflitet për një ndarje shkruan Panorama Plus.

Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, prej shumë ditësh tashmë, asnjëri prej të dyve nuk poston më foto e video në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kujtojmë këtu, që pas përfundimit të “Big Brother”, çifti ishte ndër ata që më së shumti publikon së bashku, duke folur publikisht për dashurinë e tyre.

Por u bënë disa javë, që këto postime tashmë po mungojnë. Ndonëse që të dy vijojnë të jenë aktiv në Instagram, pozat së bashku nuk janë publikuar më. Megjithatë, Ilnisa dhe Meritoni vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale.

 

Miqtë e afërt nuk dinë të thonë se çfarë ka ndodhur mes këtij çifti, duke ngritur dyshimet se, në fakt, edhe dyshja është duke bërë gjithçka për famë, ashtu si edhe përflitet se ka ndodhur me Heidin dhe Romeon.

Megjithatë, fakt është që prej kohësh Meritoni nuk është parë në Tiranë, ndonëse u tha se do të moderonte një emision në vendin tonë. Nga ana tjetër Ilnisa ka publikuar foto e video nga eventet e ndryshme ku edhe merr pjesë, por këtë herë e vetme, pa praninë e Meritonit. Nuk dihet nëse familjet e të dyve kanë ndikuar për këtë krisje që lidhja e tyre ka pasur, apo vetë të dy kanë ndeshur problemet e para.

Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetesa e këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranon Ilnisën si të dashurën e djalit.

Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar ende tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij janë kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që mos të komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata është ende e nderë, në Tiranë, Meritoni është pranuar tashmë si ‘dhëndër’. Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë.