Grafite fyese për ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, janë shfaqur në Prishtinë, ato ndërlidhen me dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Shk* i biri i shk*nës”, shkruhet në grafit, njëri prej të cilëve është vendosur në pllakën përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it e cila gjendet në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.
E ndaj këtyre grafiteve, ka reaguar ashpër Rron Gjinovci.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se këto grafite tregojnë se pse kishte nevojë për themelimin e Specialës në Hagë.
Madje, tha se terrorizimi i dëshmitarëve ka qenë argumenti kryesor i ndërkombëtarëve për themelim të gjykatës jashtë Kosovës.
“Imagjino çka iu kish ndodhë dëshmitarëve që s’janë të fortë sa Gect”, shkroi ndër të tjera Gjinovci.
Postimi i plotë
Qe dëshmia pse kishte nevojë për Gjykatën Speciale dhe pse në Hagë
Pikërisht terrorizimi i dëshmitarëve ka qenë argumenti kryesor i ndërkombëtarëve që lypshin me pasë gjykatë të specializume dhe atë jashtë Kosovës.
Ju jeni tu e dëshmu që ata kishin të drejtë.
Imagjino çka iu kish ndodhë dëshmitarëve që s’janë të fortë sa Gect.