Burimi ka bërë një rrëfim të veçantë në BBVK.
Ai tha se jeta e tij ka qenë gjithmonë me sfida dhe se si fëmijë është ofenduar nga të tjerët.
“Kur erdhi vdekja e babës ishte e rëndë. Edhe baba edhe nëna ime e ndjerë më mungojnë shumë. Që nga vegjëlia kam pas sfida. Babi është mundu mos me na ngu çdo gjë. Kemi pas ofendime të shumta nga fëmijët e tjerë, nuk jemi dorëzuar kurrë. Jam krenar me prindërit se çka kanë ba mes vete”, tha ai.
Ai tha se tashmë jeton vetëm me vëllain e tij.
Ndërkaq, Vëllai i Madh i bëri surprizë duke ia sjell vëllain në shtëpi.
“Mos t’i shoh lotët, ne jemi mirë. Jemi të vegjël por zemrën e kemi të madhe”, tha vëllai i tij.