“S’kam asnjë dilemë që GUXO e kalon pragun” – Donika Gërvalla flet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe koalicionin me LVV-në.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë dilemë që edhe po të kandidonin si parti e vetme, siç tha ajo, do ta kalonin pragun.

“Ka pasur dy kategori që na kanë bindur që të hyjmë me LVV-në një listë dhe këto janë: njëra qytetarët edhe në Këshillin e Partisë kam ngulur këmbë që të shkojmë si parti vetëm sepse mendoj që GUXO nga prizmi partiak atëherë do të ishte e domosdoshme për forcimin e saj sado që i ngushtë të ishte rezultati, edhe pse s’kam asnjë dilemë që partia GUXO do ta kalonte pragun, ndërsa, kategoria e dytë që me ka bërë që të mendojë që ta rishikojë këtë mendim timin janë pikërisht ata njerëz që bërtasin që GUXO duhet të shkojë vetëm, por nuk janë as miq të GUXO dhe as miq të këtij koalicioni”, ka thënë Gërvalla.