Zvicra dhe Gjermania рo kërkojnë punëtorë të huaj рër aeroрorte

Kaosi po ndodh tashmë në aeroportet e Zvicrës, veçmas në atë të Cyrihut dhe po thuajse në të gjitha aeroportet e Gjermanis.

Arsyeja kryesore është numri i vogël i punëtorve në aeroporte dhe numri i madh i pasagjerëve.

Më së shumti mungesë të personelit në aeroporte ka në shtetin zviceran dhe atë gjerman.

Gjermania njëjtë sikurse Zvicra po synon të sjellë punëtorë të huaj sa më shpejt që të jetë e mundur për të lehtësuar aeroportet e mbingarkuara nga mungesat e stafit gjatë sezonit të verës, sipas një deklarate të zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme.

Punëtorët e përkohshëm, të cilëve do t’u ofrohet akomodim dhe një pagë standarde, do të duhet të kryejnë të njëjtat kontrolle sigurie dhe besueshmërie si pjesa tjetër e personelit, si p.sh. mbajtësit e bagazheve. Këto kontrolle në përgjithësi zgjasin rreth dy javë.

Udhëtarët në të gjithë Europën po përballen me radhë të gjata këtë verë, pasi kërkesa për udhëtime është rikthyer plotësisht pas izolimeve të COV ID-19. Aeroportet dhe linjat ajrore po hasin probleme me mbajtjen e një numri të mjaftueshëm të punonjësve të për të përballuar krizën.

Sipas shoqatës së aeroportit ADV, rreth një në pesë vende pune në fushën e sigurisë, të check-in dhe në mirëmbajtjen e avionëve është vakant. /Albinfo.ch