“Unë i hypi kerrit e vi atje”, Gani Geci i ashpër me Nait Hasani

Në emisionin Pressing të T7 është krijuar atmosferë e tensionuar pasi temë ishte Gjykata Speciale dhe dëshmitë e fundit të dhëna atje.

Në lidhje telefonike u inkuadrua Gani Geci, i cili polemizoi ashpër me Nait Hasanin.

“Asnjëherë mos ma përmend familjen pa u kanë une aty. Thirrum une vi. Unë i hypi kerrit qitash vi atje”, tha në tone të larta Geci.