A do t’ia marrë fëmijët ish-burri? Flet avokatja e Drenushës, ka një mesazh të rëndësishëm

Natën e mbrëmshme është mbajtur “Prime” i parë në të cilin, ish-miss Kosova dhe këngëtarja Drenusha Latifi ka shprehur një preokupim.

Ajo ka thënë se ish-burri i saj nuk i do fëmijët, por i përdor për t’u hakmarrë ndaj saj. Krahas kësaj ajo tha se frikësohet sepse ka pasur tentative nga ish-burri për t’ia marrë fëmijët.

Lidhur me këtë temë, për emisionin “Ora shtatë” në Klan Kosova ka folur avokatja e Drenushës, Saranda Keqekolla- Sadiku e cila theksoi se nuk beson që do të ndodhë diçka e tillë. Ajo tha se vajza e ish-missit është e moshës 8-9 vjeçare dhe është e vetëdijesuar për rastin e prindërve.

“Ka biseduar me fëmijët dhe ata po e përcjellin gjatë gjithë kohës”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur se a do ta shfrytëzoj rastin ish-bashkëshorti sa është ajo në “BBVK” për t’i marrë fëmijët, avokatja u përgjigj:

“Kemi bo marrëveshje me avokatin e ish-bashkëshortit, por edhe që zhvillohet ndonjë procedurë unë kam prova materiale dhe do ta përfaqësoj për shkak se e kam autorizimin dhe në këtë rast lejohet ta përfaqësosh personin e autorizuar. Nuk besoj që gjykata vendos ndryshe ngaqë janë provat materiale”.

Për fund ajo pati edhe një mesazh për Drenushën duke i thënë që të rrijë e qetë.

“Drenusha duhet të rrijë e qetë , e din si e di unë rastin, qysh e kam përfaqësu dhe qysh e përfaqësoj atë. Kemi qenë në kontakt deri sa ka hyrë në BBVK dhe i kam dhënë support që të vazhdoj sepse me ka mua jashtë që do të kujdesëm për çdo gjë sa i përket raportit ligjor”, përfundoi ajo./Indeksonline