Morena Taraku e bën postimin e papritur për babain : Çdo ditë frikësohem për…

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, tashmë dihet se ka një lidhje të ngushtë me babanë e saj, regjisorin Selami Taraku.

Ajo ka treguar për raportin e tyre në rrjete sociale, duke e falënderuar gjithnjë e duke qenë pranë tij në çdo moment.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Turqi, ka ndarë së fundmi një dedikim emocionues për të.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Tarakut:

“Ah sa kam mall për ty…

Ah sa më lëndojnë vitet që po ikin e ti s’je si më herët e çdo ditë e më shumë frikësohem për shëndetin tënd e ditët e tua…

Të kam në zemër me fjalën baba sepse ti e simbolizon atë më mirë se çdo kush tjetër. Nuk ka diçka më të bukur se ti, nuk do ketë për mua diçka më të bukur se ty dhe të lutem asnjëherë mos u dorëzo sepse pa ty nuk jam një Morenë.

Ti je gjithçka e imja.

Të dua me krejt shpirtin tim që vetëm ti e njeh”.

Shiko foton: