Gazetari Valon Syla e pa të paarsyeshme qasjen e kryetarit të Prishtinës Përparim Ramës që i shmanget përgjegjësisë për tollovinë në trafik me deklarata përçmuese për qytetarët.
Komentatori politik Syla shkroi se s’mund të ketë një qasje kaq arrogante një lider që ka synim të rikandidojë në zgjedhje. Ia ngjiti edhe epitetin e famshëm.
“Perparim Rama eshte i vetëdijshëm qe nuk do te jetë më kandidatë me gjasë, se po thotë që nëse ka kolona zbritni nga kerri e ecni. Kjo arrogancë kallxon qysh sillet një gërrnaç tipik kur bohet Kryetar i Prishtinës.”
Syla e pa të arsyeshme që me arrogancën e njejtë si duket të porosisë që kjo qasje do të irritojë prishtinasit dhe do të kenë reagimin e ashpër duke përmendur programin e përqeshur të zgjidhjes së qenve endacak të komunës, Partia me të cilën erdhi në pushtet do ta pësojë po ashtu porositi Syla në rast se nuk i flasin siç u shpreh.
“E une pi thom kur je Kryetar i Prishtinës edhe sillesh e flet palidhje, e spunon, e hongsh qato qe bon ne cdo cep të kryeqytetit. LDK eshte mire me i fol keti folliranti llaskuc 50 euro pak, se ja ka nise me na ofendu intelegjencen”, ka shkruar Syla.