Dy panelistët e emisonit “Politiko” në Kanal10, opinionisti Halil Matoshi dhe analisti Viktor Buzhala gjatë diskutimit rreth vizitës së ndihmës sekretarit amerikan, James O’Brien në Kosovë, zhvilluan debat të ashpër mes vete.
“Mos ma merr fjalen tash, se ta jep fjalën e kallëzon çka të bën përshtypje ty, unë jam duke fol çka më bëri përshtypje mua”, tha Matoshi pas ndërhyrjes së Buzhalës në fjalën e tij.
“Janë tri çështje, e para në Beograd ky zotëriu O’Brien e tha një send, domethënë Vuçiqi i dha kredi për gjendjen në veriun e Kosovës. E nëse atij i jep kredi Amerika, qysh Albini e Vjosa po thojnë luftë, luftë çdo ditë pra, ne jashtë mekanizmave ndërkombëtar smundemi me shty as dhjetë vjet”, deklaroi tutje ai.
“Ajo çka më bën përshtypje këtu, është relaksi i z O’Brien”, deklaroi Buzhala teksa u ndërpre nga opinionsti Matoshi.
E mendimi i tij rreth asaj se si disa politikanë dhe analista duan t’i kenë punët shteti i Kosovës me aleatët ndërkombëtar amerikan, zgjoi reagimin e ashpër të opinionistit Matoshi.
Edhe Halili edhe plotë, të spektrit si analista si politik kanë qef me i pas na punët keq me Amerikën”,deklaroi Buzhala.
“Shiko çka flet, kush po thet, mos u bë mashtrues edhe ti, Buzhalë kjo është gënjeshtër” tha Matoshi pas deklaratës së Buzhalës.
“Me mua sta qet ashtut,a more vesh, se ia nisi me përdor edhe unë terme”, vazhdoi tutje debatin analisti Buzhala.