Para se të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, Burim Vatovci u surprizua me një moment tepër emocional.
Në ekran iu shfaq një video e gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shiheshin imazhet e babait të tij të ndjerë duke folur dhe duke i dërguar një mesazh për Burimin.
Sot, ndërsa qëndronte në oborrin e shtëpisë me disa nga banorët e tjerë, ai tregoi për këtë rast të veçantë.
Ai shpjegoi se si para se të hynte, dëgjoi zërin e babait të tij përmes inteligjencës artificiale.
Ai u shpreh: “Ma kanë bërë një histori të mirë dhe më ka dhënë shumë kurajo. Duke hyrë, në mënyrë qesharake nuk e prita.
“E kishin bërë një zë imitim të babait tim, kinse po më fliste babai, para se të hyj. Më doli loti.”