Rikthim në fushë me ‘stil’ pas lëndimit, Muriqi shpallet lojtari i ndeshjes

Vedat Muriqi ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në fushën e blertë pas një lëndimi që e la jashtë fushave për një kohë.

Reprezentuesi kosovar shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 të Mallorcas ndaj Rayo Vallecanos.

30-vjeçari realizoi me kokë pas një goditje nga këndi në minutën e 75-të duke u treguar i saktë afër zonës për ta mposhtur portierin kundërshtar.

Muriqi kompletoi 84 minuta në këtë duel, duke u shpallur kështu në fund edhe lojtari i ndeshjes pas golit të tij vendimtar.

Mallorca gjendet në një formë të mirë këtë kampionat, duke u pozicionuar tani në vendin e 5-të me 17 pikë të mbledhura, me pesë fitore, dy barazime e tre humbje.