Krahas vendimeve se kur të ketë reduktime e kur jo në Kosovë, Dejona Mihali, koordinatorja për komitete e Lëvizjes Vetëvendosje, merrte informacione nga një deputet i kësaj partie për situatën në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Halil Thaçi – i njohur për punësimin e familjarëve e kushërinjve në këtë ndërmarrje publike – në mesazhet e radhës të siguruara nga Nacionale, i tregon “mashës” së partisë se “çka po thonë ata brenda (KEK-ut)”.
Deputeti, që i shkruan fjalimet me “Chat GPT”,në mesazhet dërguar Dejonës, me plot gabime drejtshkrimore, i tregon asaj për situatën në termocentralet e Kosovës.
Ai madje – në një mesazh që mban datën 21.07. – i tregon asaj se si ka pasur rrezik për shpërthim.
“[21/07, 20:54] Halil Thaçi: Menjeher ti dergoj qka po thon ata mbrenda qa po ngjanë [21/07,21:12] Halil Thaçi: Në Kosoven B nuk ka naj problem, nje bllok eshte në sistem tjetri në remon. Problemi i madh eshtë te TCA, Blloku A5 i ka kalu që 17 muaj koha e remontit, blloku A4 eshtë në funksion por ka problem të vazhdusheëm nese ndodh një pakeujdesi e vogël edhe mund të ndalet ndërsa te blloku A3 është problemi i madh ku pram jan mumdu me shti ne sisitem dhe per njeher i ka perzi uje e vaj duke quar ne rrezik të shpërthimit.”– thuhet në mesazhin e Halil Thaçit dërguar Dejona Mihalit, të cilin kjo më pas ia nis kryeshefit të KEK-ut atë kohë, Nagip Krasniqi.
Në vazhdim të këtij mesazhi, Thaçi tregon edhe për tenderin dhe se çfarë problemi kishte aty:
“Problemt janë të njejta në të gjitha njësit pra mungesa e furnizimit me paisje rezerv. Diqka qe e ka pengu riparimin e bllokut A5 ka qen menyra e tenderimit. Tenderi ka qen 8 milon ndersa ne tender i kan kerku 50% siguri te tenderit kjo e ka bo qe mos me pas operator që ofertojn. Si ne TCB si TCA si në DPQ”.