Sinan Hoxhës iu ofrua të ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por ai refuzoi.
Kjo iu bë në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth.
Kësaj oferte, ai iu përgjigj:
“Është e pamundur për një mijë e një arsye. Unë e kam axhendën premte, shtunë, diel.
Iki në Amerikë një muaj.
Iki në Australi.
Super plot”
E si për t’ja mbushur mendjen, atij iu tha se edhe këngëtarja e mirënjohur, Artjola Toska, ka pranuar për të qenë pjesë.
Përgjigja e tij ishte epike dhe e gjithë studio shpërtheu në të qeshura.
Sinani: Artjola Toska është në Big Brother?
Edea: Po!
Sinani: Dëgjo, nëse Artjola Toska është në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin Skënderbej.
Edea: Vërtetë?
Sinani: Po, një muaj për ju.
Por të gjith ju që nuk e keni ditur, Artiola dikur ishte në lidhje me Sinanin dhe i kishte dhënë një premtim se pavarësisht se çdo të ndodhte mes tyre ajo do t’i këndonte në dasmë dhe ashtu u bë.