Çitaku: S’vendosë Dejona kur ndalet rryma, por regjisori i cirkut, Albin Kurti

Pas publikimit të mesazheve që sugjerojnë se Dejona Mihali ka ndikim në ndaljen e energjisë në Kosovë, ka reaguar Vlora Çitaku.

Ajo thekson se “Mihali nuk ka asnjë lloj peshe politike as relevancë elektorale,” duke e përjashtuar atë nga çdo rol të rëndësishëm në politikë.

Çitaku vazhdon duke e cilësuar Mihalin si “thjeshtë altoparlantin” e Kurtit, duke theksuar se “nuk vendosë Dejona kur ndalet rryma. Lideri i VV vendos.”

Ajo nënvizon se Mihali nuk ka asnjë rol historik dhe se “nuk ka asnjë lloj roli apo relevancë, përveç funksionit që ia ndanë regjisori i cirkut.”

E plotë:

Pashë besën, mos u merrni me Dejona Mihajlin.

Ajo nuk ka asnjë lloj peshe politike as relevance elektorale. Nuk ka as rol historik. Asnjë lloj roli apo relevance nuk e ka, përveç funksionit që ia ndanë regjisori i cirkut.

Nagipi nuk kish me folë kurrë me të, sikur ajo mos të ishte e veshur me pushtet nga lideri suprem.

Nuk vendosë Dejona kur ndalet rryma. Lideri i VV vendosë. Dejona është thjeshtë altoparlanti.