Kur gjithçka dukej se po shkonte perfekt në karrierën dhe jetën private të Luizit, një telash me drejtësinë e ka tronditur jo pak jetën e tij.
Ashtu edhe si është shkruar ditët e fundit, Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit pas hekurave fituesin e “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli për falsifikim dokumentesh për të justifikuar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal të një personi.
Mësohet se Luiz Ejlli, ka përdorur vulën e noterit për falsifikim dokumentesh edhe pse ministria i kishte hequr licencën.
Fituesi i “BBV” raportohet se ka krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta dhe shtetasi me iniciale F. A., të cilit iu ishte sekuestruar pasuria, e kishte dorëzua në ish-Prokurorinë e Lushnjës më 25 shkurt 2022.
Ndonëse çështja pritet që të apelohet, vendimi ka prekur jo pak edhe karrierën e këngëtarit.
Bëhet me dije, se disa koncerte që Luizi kishte në Britaninë e Madhe janë anuluar.
Një fakt i tillë ka shqetësuar jo pak ekipin e menaxhimit të tij, të cilët janë konsultuar menjëherë me avokatët e tyre dhe të këngëtarit, për të parë të gjitha mundësitë, nëse çështja gjyqësore, do të sillte probleme në agjendën e tij.