Mefail Bajqinovci del me një paralajmërim për ata që e shajnë

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka paralajmëruar të gjithë ata që ofendojnë dhe e shajnë atë në rrjete sociale.

Ai tha se të gjithë ata që përdorin gjuhë fyese do të bllokohen.

“Të dashur miq,
Në faqen time jemi të hapur për diskutime, kritika, sugjerime dhe ankesa. Mirëpres çdo mendim tuajin.
Por, dua ta bëj të qartë: ofendimet dhe gjuhët fyese nuk do të tolerohen. Të gjithë ata që shajnë me nënë e familje dhe ofendojnë do të bllokohen menjëherë”, shkroi ai.