Berat Buzhala e ka paditur për shpifje ministrin e Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.
Buzhala përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se badia është dorëzuar sot, pas deklaratës së Sveçlës se ai “ka prona në veri me Zvonko Veselinoviq”.
“Sipas premtimit te dhene ne fillim te kesaj jave, avokati i im Besnik R. Berisha sot e ka dorezu padine, sipas kerkeses sime, ndaj ministrit te puneve te brendshme Xhelal Sveqla, i cili ka shpife kunder meje, se une kam prona ne veri te vendit, bashke me Zvonko Veselinovicin.
Une nuk kam prona ne veri te vendit, as bashke me Zvonkon, e as pa Zvonkon. Ne Republiken e Kosoves, te vetmen prone ne emen temin e kam pronen ku e kam shtepine ne Veternik, kurse kam prona ne bashkesi familjare ne Cabiq.” – ka shkruar Buzhala.
“Ka mundesi qe ka me u vonu ky proces gjyqesor, deri t’i vjen reni, ama kam me u interesu personalisht me marre vesh se ne cfare faze eshte lenda.
Nuk e kam problem kur rren dikush qe jeton ne Sangalle, e qe besa as kur rren e shpife dikush prej far cajtorje, le te themi ne Kline, ama kur ministri i Puneve te Brendshme del publikisht e rren, atehere une nuk kam me ju hjeke lehte prej qafes.” – ka thënë tutje ai.
Njoftimi i plotë: