Vetëvendosjen e braktis edhe një deputete, Drita Millaku këto ditë pritet të kalojë në LDK

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të mbetet çdo ditë e me më pak deputetë në radhët e saj.

Drita Millaku është deputetja e radhës që pritet largohet nga partia e Albin Kurtit.

Siç mësohet, Millaku do të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo ka qenë e pakënaqur me zhvillimet brenda VV-së.

Përveç Millakut, nga VV së fundmi u larguan deputetët Visar Korenica e Eman Rrahmani që formuan lëvizjen “Për Familjen”, e cila bëri koalicion me AKR-në dhe Partinë e Drejtësisë.

Po ashtu nga VV gjatë këtij mandati janë larguar deputetë si Fatmir Humolli, Haki Abazi dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Këto largime kanë ardhur si pasojë e zhvillimeve brenda VV-së që kanë shkaktuar pakënaqësi, jo vetëm tek deputetët, por edhe nëpër degë të kësaj partie.