Një shtetas i Kroacisë në Pozegë ka hequr flamurin e Serbisë, i cili ishte vendosur aty bashkë me flamujt e tjerë të vendeve pjesëmarrëse në festivalin e filmit.
Me rastin e festivalit një minutësh të filmit, i cili është edhe festivali më i vjetër ndërkombëtar i filmit i themeluar në Kroaci, me pjesëmarrjen e kineastëve nga vende të botës, në qendër të Pozegës u vendosën flamujt e vendeve pjesëmarrëse në festival, duke përfshirë edhe flamurin e Serbisë, por atë e hoqën./Almakos