“Mos e p**rrni, mos e dh*, me rëndesi mos me ja huq nevojes se bahet kanalizim” | Valon Syla për deklaratat e ambasadorëve amerikanë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci, i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me një gjuhë popullore amerikane, e jo diplomatike siç njihen ambasadorët.

“Gjyshi im, njëherë thoshte dhe më falni për natyrën e pagdhendur të saj (thënies): Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Këtë deklaratë e komentoi sonte në Pressing në T7 analisti Valon Syla, i cili tha:

“Po kthehemi te gjuha e ambasadores Jacobson mos e dh** punën mos e p***rrni vendin ku keni me shku, këto janë fjala e fundit që i bjen në mend një diplomati me zgjedh prej fjalorit me ta thanë, që na shtin edhe neve në studio me thanë”, tha Syla.

“Me rëndësi është mos me ja huq nevojës se bëhet kanalizim”, u shpreh ai.

“Kemi pa sot reagimin amerikan, të Odës Gjermane, KFOR-i që e qiti që krejt kjo punë e sigurisë është në Bruksel është problem politik, nuk është problem policor e teknik. E në fund ia ndalën ndihmat edhe policisë që tregon që tash Policia e Kosovës mundet me Xhelal Sveçlën me rrëzu naj billbord ja me marrë në pyetje naj serb të Klinës bashkë me atë ministrin Krasniqi….”, u shpreh Syla.