Kryeziu – Hyseni e ashpër me Jabllanoviç: Nuk je asgjë më pak se ata që shkaktuan Banjskën!

Rasti i sulmit terrorist në Banjskë ka shkaktuar debat në emisionin ‘Politiko’ mes politikanit serb nga veriu, Aleksandar Jabllanoviçit dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni.

Deputetja Kryeziu – Hyseni ka qenë e ashpër ndaj Jabllanoviçit, duke i thënë se ai nuk është asgjë me pak se ata që e shkaktuan Banjskën.

“Nuk je asgjë më pak se ata që shkaktuan Banjskën”, ka qenë reagimi i deputetes Kryeziu – Hyseni ndaj politikanit serb nga veri, Aleksandar Jabllanoviç.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Jabllanoviç, sipas të cilit sulmi në Banjskë nuk ka qenë i mirë as për serbët e as për shqiptarët.

“Banjska, fatkeqësi e madhe edhe për serbët edhe për shqiptarët”, ka thënë Jabllanoviç.