Ekstradimi i Radoiçiqit, eksperti amerikan: Ka pengesë serioze ligjore, Kosova e Serbia s’njihen mes veti

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit është deklaruar të martën në lidhje me njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjska.

Përgjegjësinë për sulmin e kishte marrë Milan Radojçiq, i cili më parë mbante funksione të larta në subjektin politik Lista Serbe.

Radojçiq gjendet në Serbi, ndërkaq Kosova e kërkon ekstradimin e tij për ta gjykuar në lidhje me vrasjen e Afrim Bunjakut më 24 shtator 2023.

Por ekspertët shohin pengesë për ekstradimin e tij pasi Kosova dhe Serbia nuk e njohin njëra-tjetrën.

“Si i dyshuar, ai absolutisht duhet të gjykohet. Megjithatë, ekziston një pengesë shumë serioze ligjore; Kosova dhe Serbia nuk e njohin njëra-tjetrën. Pra nuk ka asnjë procedurë ligjore për ekstradim. Unë nuk jam ekspert ligjor dhe nuk jam i sigurt nëse ka një rrugëdalje për diçka të tillë. Por, në këtë rast është një justifikim mjaft i përshtatshëm për të mos bërë asgjë. Është sigurisht një rast në të cilin është e nevojshme, nëse ekziston vullneti i të dyja palëve, të gjendet një mënyrë për ta gjykuar atë person për veprimet që mund të ketë kryer”, i tha Zëri të Amerikës në gjuhën serbe, John Erath, ekspert në Qendrën amerikane të Kontrollit të Armëve.