Në botën e showbizit shqiptar, Naim Abazi dhe Mihrije Braha janë dy emra të njohur që kanë arritur të prekin zemrat e shumë fansave me muzikën e tyre.
Së fundmi, çiftin e njohur e ka përcjellë një lajm tjetër që ka ngjallur interesim të madh: ata jetojnë së bashku me djalin dhe me rene.
Në një intervistë të fundit, Tringa, reja e tyre zbuloi se jeton me vjehrrit ndersa shprehu se bashkëjetesa me vjehrrit është një eksperiencë shumë e bukur për të.
“Jetojmë të lumtur e në harmoni së bashku,” tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta familjare.
Kjo harmoni duket se është një nga arsyet pse ata e përjetojnë çdo ditë me gëzim.
Naimi dhe Mihrija, të cilët janë të njohur për stilin e tyre të veçantë dhe përkushtimin ndaj artit, tani po tregojnë se përkushtimi dhe dashuria nuk janë të kufizuara vetëm në marrëdhënien e tyre romantike, por shtrihen edhe në marrëdhëniet familjare. /InfoKosova/
Shiko foton: