Klea Prenga u rrah barbarisht duket marrë plagë të rënda në fytyrë, shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi të.
Për herë të parë nga kjo ngjarje, ka reaguar nëna e motrave Berisha, Donika.
Ajo ka thënë se njerëzit po përfitojnë nga kjo situatë dhe po e bëjnë edhe më të vështirë.
Tutje, Donika tha se distancohet nga çdo adresë që është hapur për të denigruar palën tjetër,
Mirëpo Klea nuk e ka lënë me kaq, ajo iu ka kthyer keq Donikës, duke i thënë se ishte po ajo që kur publikoi fotot e sulmit përdori një gjuhë denigruese, duke vërtetuar se çka thotë dhe çka vepron janë krejt të ndryshme.
‘’Drejtësia dhe e vërteta gjithmonë do të dalin në dritë, pavarësisht se sa kohë mund të marr’’, ka shkruar Klea në reagimin e saj në Instastory