Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, nisi sot në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi Pojanit.
Sezoni i gjashtë televiziv premton një “reality show” suprizues, duke parë interesin e shtuar në audicione të të rinjve.
Në nisje të programit, moderatorja prezantoi dy opinionistët e këtij sezoni.
Ata janë moderatori Arjon Muça dhe gazetarja Zhaklin Lekatari, të cilët do të ndajnë mendimet e tyre për konkurrentët e këtij sezoni, dinamikat, historitë dhe çdo ngjarje që pritet të ndodhë.
Fenomeni “Përputhen” të përball me një përvojë unike, me përjetimin e emocioneve që ndodhin në ndriçimin skenik. Konkurrentët e këtij sezoni janë përzgjedhur në një larmishmëri karakteresh, për t’i dhuruar publikut një program dashurie gjithmonë e më të mirë…
Shiko videon: