Shtet bektashi? Boll me çmendurira, Rama rrezikon të arrestohet për tradhti dhe cenim të territorit!

Sot dëgjuam që brenda territorit të Shqipërisë do lindë një shtet i vogël i krijuar nga bektashizmi shqiptar në Shqipëri. Shtet fetar. (!)

Këtë e ka pranuar edhe kryeministri Rama.

Një akt i tillë juridik nuk është i mundur të krijohet, sepse duhet të ndryshojë Kushtetuta, e cila nuk e lejon as Parlamentin që me shumës votash të dhurojë territorin e Shtetit të Shqipërisë.

Por realisht…

Nuk ka asnjë mundësi t’i japësh territor një shteti, tjetër. Kjo është kushtetuetshmërisht pamundësi absolute.

Territorit i shtetit është i pacenueshëm. Ai duhet të quhet i gjithi Shqipëri dhe vetëm Shqipëri.

Po referendumi për krijimin e një shteti brenda shtetit a mund të fitojë në Shqipëri?

Jo, është e pamundur

Madje unë kam bindjen që kjo çështje nuk mund të futet si kërkesë as në Parlamentin e Shqipërisë, sepse është krim i rëndë.

E jo më në një referendum popullor.

E dini ju se çfarë do të thotë territor i një shteti?

Territori i Shqipërisë është i paprekshëm dhe i shenjtëruar në shekuj.

Kot lodhen me nonsense absurde.

Fetë, ja ku i kanë xhamitë dhe kishat, kanë mbrojtje edhe shtetërore, edhe popullore.

Këto që po kërkon Rama, janë hapja e një procesi për shkatërrimin territorial të Shqipërisë.

Por, e kanë lexuar kushtetutën këta birbo?

Madje kjo nuk duhet të vijojë as si ide, sepse, nëse SPAK nuk e tradhton kombin, Rama arrestohet për tradhti kombëtare për dhurim të territorit një shteti tjetër, se ky është një krim i rëndë në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Zotërinj!

Kjo që po kërkon Rama është një krim i cilësuara në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Bëjeni!

Saliu po ju pret!  Hahahahaha