Edon Zhegrova gëzon tifozen që kishte flamurin e Kosovës, ia dhuron fanellën

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova e ka gëzuar një tifoze të vogël franceze pas ndeshjes mes Lille dhe Strasbourg-it.

Zhegrova e pa tifozen e vogël që ishte duke mbajtur flamurin e Kosovës dhe në fundin e ndeshjes shkoi dhe ia dhuroi fanellën.

Tifozja u emocionua shumë nga gjesti i futbollistit kosovar dhe filloi të qante. Kurse, lojtari i Lille mori flamurin e Kosovës që kishte fytyrën e tij në të.

Kujtojmë që në këtë ndeshje Edon Zhegrova shënoi dy gola të bukur, por skuadra e tij barazoi në fund me rezultatin 3:3.