Borë në mes të shtatorit në malet shqiptare, ja ku ka ndodhur!

Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në malet shqiptare.

Disa prej zonave malore në Kosovë mëngjesin e sotëm janë zbardhur nga dëbora.

Ekipet e kërkim shpëtimit në Kosvë kanë bërë apel që qytetarët të tregohen të kujdeshëm.

Raportohet që edhe Brezovica është zbardhur nga dëbora, ku nuk kanë munguar as skiatorët e parë.