Vajza qe shihni ne foto quhet Gjeren Yilmaz, eshte studente dhe peshon 45 kilogramë.
Ajo ka thyer rekord dhe i ka befasuar te gjithe kur për 23 minuta ka ngrënë 255 shishqebapë. Paralelisht me ngrënien, Yilmaz ka pirë edhe tre gotë me ajran, dy shishe me ujë, ndërsa ka ngrënë edhe një sallatë.
Pronari i objektit hotelierik i cili ndodhet në qarkun Kepez, Ilyas Demir, kishte organizuar për klientët e restorantit një garë në ngrënien e shishqebapëve, ku ishin paraqitur 21 studentë.
Yilmaz theu rekordin dhe si shpërblim mori një telefon celular në vlerë prej 5.000 lira (rreth 870 euro), ar në vlerë prej rreth 55 euro dhe të drejtën për ushqim pa pagesë në periudhën e ardhshme katër mujore.
Fituesja e garës tha se ishte paraqitur për të për gën jes htru ar të gjithë ata të cilët e në nvle rëso nin nga shkaku i peshës trupore që ka.
“Kam ngrënë rreth 4 kilogramë mish. Për një orë shtova në peshë, megjithatë do të thyej përsëri rekordin tim”, tha Yilmaz.
Ajo nuk befasoi vetëm pronarin e restorantit, por edhe garuesit e tjerë.
Pronari i restorantit, Demir rikujtoi se rekordin, tashmë të vjetër, e mbante Busra Canimoglu, e cila për 18 minuta kishte ngrënë 194 shishqebapë.
“Në kategorinë për meshkuj, do t’i ndajmë çmimin atij i cili do të konsumojë mbi 300 shishqebapë”, tha ai.