“Jam e sigurtë me ty”, nuk përmbahet e dashura e Jasir Asanit, mesazhi për sulmuesin e Kombëtares

Jasir Asani po kalon një moment mjaft të mirë përsa i përket futbollit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po shkëlqen me Gwangju në Korenë e Jugut, teksa së fundmi shënoi 3 gola dhe dhuroi 1 asist në një ndeshje të vetme.

Por, sekreti i Asanit nuk është vetëm te stërvitja apo puna, por edhe te frymëzimi që vjen përtej futbollit. Është pikërisht partnerja e Asanit, Giota e cila e përkrah të dashurin e saj kudo dhe kurdo. Dedikimet nga Giota për Asanin në rrjetet sociale nuk mungojnë asnjëherë.

Së fundmi, me një foto ku ndodhet ajo dhe futbollisti nga Shkupi, partnerja e yllit të Kombëtares shprehet se është shumë e sigurtë pranë tij. “Jam e sigurtë me ty”, shihet e shkruar në “InstaStory” e publikuar nga Giota.