Modelja tregon se pse e donë njerkën shumë – nëna e la kur ishte dy vjeçe

Modelja e njohur Xheneta Fetahu ishte e ftuar së fundmi në emisionin ‘Canapé’, të moderuar nga Shpend Lipa, ku ndau historinë e saj prekëse.

Ajo tregoi se nëna e kishte braktisur kur ishte vetëm 2-vjeçe, dhe që prej asaj kohe, nuk e ka parë për 26 vite. Pavarësisht kësaj, Xheneta rrëfeu me shumë dashuri për njerkën e saj, duke theksuar se ajo është personi më i rëndësishëm në jetën e saj.

Gjatë intervistës, Xheneta foli jo vetëm për vështirësitë që ka kaluar, por edhe për rrugëtimin e saj profesional si modele, duke treguar se sfidat e jetës personale e kanë forcuar dhe motivuar për të arritur suksesin që ka sot.

Se çfarë tha më shumë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.