Munishi “thumbon” ish-kolegët e tij analistë: Na kënaqet pasha të madhin Zot

Trajneri Ismet Munishi ka uruar Kosovën për fitoren ndaj Qipros, ndërsa nuk ka ngurruar “të thumbojë” ish-kolegët e tij analistë.

Munishi ka uruar fillimisht Kosovën për fitoren, e më pas në veçanti ka shprehur urime për Emërllahun, Rrudhanin, Dellovën e Albion Rrahmanin.

Urime Kosovë. Emerllahu , Rudhani , Dellova tjeter nivel. Rrahmani Urime Goli. Më së tepërmi më knaqi debytimi i Eliot Bujupit.

E përpos urimeve, Munishi nuk ka ngurruar “të thumbojë” ish-kolegët e tij analistë.

Me disa emoji duke buzëqeshur, Munishi ka thënë me përqeshje se po i pret me padurim emisionet në mbrëmje.

“Tash me padurim i pres emisionet në mramje se na knaqët pasha Të madhin Zot”, thuhet në postimin e Munishit.