Analisti Valon Syla deklaroi sonte se javët në vijim do të ketë arrestime brenda Qeverisë Kurti.
Sipas tij, arrestimet do të ndodhin në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.
“E harruan me përmend një fakt për Vjosa Osmanin, unë mendoj që Vjosa Osmani në esencë ka informacione që dikun kah fundi i shtatorit, fillimi i tetorit do të ketë arrestime të rënda për qeverinë Kurti dhe personat në fjalë të cilët ajo i ka mbrojtë…Do të ketë arrestime brenda qeverisë Kurti dhe për njerëzit të cilët janë aleatë të Gërvallës, të Kurtit…”, tha Syla.
“Ajo i ka këto informata nga shokët e burrit në inteligjencë që e dinë se kah po shkojnë ato procese”…, shtoi Syla.
“Po flasim për krimet në sektorin e energjetikës, për zv/ministra të Kurtit të cilët janë në proces e sipër nga Prokuroria Speciale, madje të arrestohen dhe të përfundojnë si drejtori i KEK-ut që është në burg”, tha Syla.