Gjatë së martës presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar “masa serioze” në përgjigje të asaj që ai e cilëson si “sulm brutal” ndaj serbëve në veri të Kosovës, pas mbylljes së institucioneve paralele serbe.
Këtë e e ka komentuar njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, i cili, u ka bërë thirrje liderëve politikë të Kosovës, si atyre në pushtet, ashtu edhe opozitës, që të lënë anash luftën për pushtet dhe të përqendrohen “në maksimumin që mund të nxirret në këto rrethana”.
“Tani çdo veprim ka ngjyrime elektorale dhe kjo nuk duhet ta besojë askë. Ne jemi praktikisht në gjysmëfushat zgjedhore dhe këtë logjik ne do ta shohim.
Ndonëse janë disa çështje sidomos pas deklarimeve të presidentin serb në Beograd shumë të ashpra, shumë që do të duhet të vetëdijesohen udhëheqësit tonë edhe opozita po edhe pushteti. Të lënë anash luftën për pushtet dhe të shohim se çfarë mund të bëhet dhe cili është maksimumi që mund të nxjerrë Kosova në këto rrethana”, ka thënë Koci.
Ndonëse Vuçiq është i njohur për deklarata dramatike për viktimizuese, Koci thekson se deklarimet e Vuçiqit këtë herë janë më serioze, pasi ai po përballet me presione të mëdha ndërkombëtare, veçanërisht nga Rusia.
“Për dallim nga deklarimet e tij të deritashme, ai di të bëj shfaqje, di të bëjë teatër, ai të aktrojë. Po kësaj radhe është më serioze. Pasi është një situatë më të vështirë. Putin i ka kërkuar që më 24 tetori të marrë në takimin e BRIC në kaza të Rusisë. Unë mendoj që kjo ndoshta me këto qëndrime. Loja e tij mes perëndimit dhe lindjes është ndërlikuar me ndërhyrjen e Putinit. Putini praktikisht e ka kërcënuar, që duhet të vish në Kazan në takimi, dhe të anëtarësohet në BRICS. Dhe e dyta e ka kërcënuar me energji.
Druaj se kësaj radhe është më serioze situata. Dhe ai vërtetë mund të shkaktojë një Banjskë të dytë sepse ka të bëjë me ekzistencën e tij politike”, ka thënë ndër të tjera Koci.