Një akt i rëndë është shënuar të dielën në afërsi të kufirit me Shqipërinë në aksin Tuz – Bozhaj.
Një grup qytetarësh kanë organizuar një bllokadë të pikës kufitare Bozaj ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë me qëllim të mbështetjes për serbët në Kosovë.
Sipas mediave malazeze, përfaqësues të veteranëve ushtarakë nga luftërat e viteve 1991 – 2001, anëtarë të batalionit të 7-të të policisë ushtarake të Ushtrisë Jugosllave dhe anëtarë të vëllazërisë ortodokse Zavjetnici Tvrdoš Nikshiq ishin në mesin e të mbledhurve që mbanin pankartën “Kur ushtria kthehet në Kosovë”.
Ish brigada u shërbeu autoriteteve të atëhershme në Beograd, pra regjimit të Millosheviqit për aktivitete hibride në territorin e Malit të Zi dhe shkaktimin e incidenteve, provokimeve dhe konflikteve.
Për aktin e rëndë kanë reaguar politikanët shqiptarë në Mal të Zi, kryetari i komunës së Tuzit si dhe në nënkryetari i kuvendit Nikollë Camaj.
Camaj tha në fjalim se ky demonstrim qoftë spontan qoftë i planifikuar nga qarqet apo individët serb është i papranueshëm dhe një gjë të tillë e ka cilësuar provokim.