Afërsija e Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës, takimet dhe bashkëpunimi dhe informatat

Është emblematike fotoja ku gjatë një konference shtypi të presidentit Ibrahim Rugova ne aeroportin e Tiranës ‘Nëna Terezë”, në prapavijë, por shumë qartë shihet në këmbë Adem Jashari.

Statura e tij, pamja që ka marrë e bëjnë të qartë se është në rol të pjesëtarit të sigurisë së Presidentit.

Po ashtu me kohë kanë dalur edhe shumë deklarata dhe informacione, që e bëjnë të qartë se Rugova ishte në dijeni dhe i informuar, edhe për veprimet e karakterit ushtarak të Adem Jasharit.

Bashkëpunimi në Zvicër
“Kemi shku në Zvicër me Adem Jasharin. Atje e kemi taku qeverinë edhe Ibrahim Rugovën. Unë jo, por Ademi (Jashari) e ka taku Rugovën në vitin ‘91”, ka thënë Lushtaku në emisionin Pressing në T7. “Nuk e kemi ditë që atje e pret Rugova. Kur kemi shku në aeroport na ka pritur Imer Berisha. Atje na ka pritur edhe Ibrahim Rugova”, ka treguar Lushtaku në vitin 2019.