I shpallur në kërkim nga Policia, por Stresi poston video duke e shijuar jetën

Stresi nuk e ka ndërmend t’u dorëzohet organeve të drejtësisë.

Të paktën kështu lë të kuptohet nga postimet e tij në rrjetet sociale. E fundin është një video në instastory të tij, ku reperi shihet në një varkë duke u kënaqur me miq e duke qeshur me të madhe.

Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës meqë dyshohet se është i përfshirë në një përleshje të rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë gjatë muajit të kaluar.