Fituesit e medaljeve të para Olimpike për Shqipërinë, janë nderuar sot nga kryeministri Edi Rama.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, postoi në Instagram disa fotografi nga kjo ceremoni, ku mundësit Chermen Valiev dhe Islam Dudaev u nderuan me Medaljen e Mirënjohjes nga kreu i qeverisë shqiptare.
Tutje Veliaj bëri të ditur se përveç Medaljes së Mirënjohjes dhe shpërblimeve financiare, medalistët e bronztë të Lojërave Olimpike “Paris 2024” morën edhe një shpërblim të veçantë: një shtëpi në Tiranë, duke u bërë tashmë rezidentë të kryeqytetit shqiptar.
“Një tjetër shembull i Shqipërisë që mbështet kampionët e saj!”, shkroi Veliaj në postimin e tij.