CPASKA NDODHUR? Bora Zemani “sulmohet” ne rrjet nga fansat e Kiara Titos??? Arsyeja do ju befasoj…

Bora Zemani, një nga moderatoret më të njohura në ekranet shqiptare,

ka nxitur diskutime mes ndjekësve të saj pasi publikoi sot në llogarinë e saj të Instagramit disa foto të reja që tregojnë një ndryshim të papritur në pamjen e saj.

Në fotot e fundit, Bora shfaqet me një ngjyrë të re flokësh — një “kafe mjaltë” të ngrohtë dhe të shkëlqyeshme, larg nga ngjyra e kuqe që ajo kishte më parë.

Por ky ndryshim duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë. Disa ndjekës kanë shpërthyer në kritika, duke “akuzuar” Borën se ka kopjuar stilin e Kiara Titos, një tjetër figurë e njohur e ekranit.

Ndjekësit shkruajnë se ky ndryshim i fundit në pamje e bën atë të duket si shumë personazhe të tjerë dhe se ajo kurrë nuk ka qenë “vetvetja” në zgjedhjet e saj të fundit estetike.