Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka zgjedhur një mënyrë unike për t’iu përgjigjur thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në media, duke aluduar për një ndarje të mundshme mes saj dhe partnerit të saj, reperit të njohur Getoar Selimi.
Në një postim të fundit në Instagram, Marina ka ndarë një foto ku shihet e ulur në veturë, ndërsa shfaq një pamje të qetë dhe të sigurt.
Por ajo që e ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është mbishkrimi që ajo ka zgjedhur për këtë foto: “Ca bëhet?”
Me këto fjalë të thjeshta, por shumë domethënëse, Marina duket se ka dashur të shprehë habinë e saj ndaj spekulimeve të pabaza që kanë qarkulluar kohët e fundit.
Ky reagim ka ngjallur menjëherë interesin e fansave, të cilët kanë vërshuar në seksionin e komenteve për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj moderatores.
Shumë prej tyre kanë vlerësuar qetësinë dhe elegancën me të cilën Marina ka zgjedhur t’i adresojë këto lajme, duke treguar se ajo dhe Getoari janë më të fortë se kurrë dhe nuk ndikohet nga zërat e pabazë që mund të qarkullojnë në publik.
Marina dhe Getoari janë një ndër çiftet më të dashur dhe të qëndrueshëm në botën e showbiz-it shqiptar, dhe ky postim duket se ka qenë një mënyrë për të qetësuar fansat e tyre, duke treguar se dashuria dhe lidhja e tyre janë të pathyeshme. Ndjekësit e Marinas e kanë përkrahur atë me mesazhe pozitive, duke shprehur besimin e tyre në marrëdhënien e çiftit./InfoKosova/
Shiko foton: