Këngëtari dhe producenti Turjan Hysko i cili është i martuar me këngëtaren e njohur Orinda Huta, tregoi për të papriturën që u ndodhi gjatë udhëtimit me aeroplan.
Dyshja kishin shkuar me pushime në Qipro së bashku me vajzën e tyre, dhe do të ktheheshin me aeroplan në Athinë të Greqisë.
Kjo pasi siç potencoi edhe vetë gazetari Turi, aeroplani u detyrua të bëjë ulje në Santorini për shkak të turbulencave.
“Duke shkuar për Athinë qetë, qetë. [Aeroplani kishte turbulenca]. Papritur piloti thotë ‘të nderuar pasagjerë nuk ulemi dot në Athinë do të ulemi në Santorini’. Dhe [përfundimisht] jemi ulur në Santorini ‘sa bukur’”, deklaroi ai përmes një videoje në Instagram, të cilën e xhiroi në aeroplan.
E indinjuar nga kjo u shfaq edhe partnerja e tij Orinda Huta, e cila deklaroi se ishte trembur nga kjo eksperiencë.