“Kosova e ka të drejtën e patjetërsueshme për të mbrojtë sovranitetin e saj dhe për të siguruar çdo cep të territorit të saj që të jetë nën kontrollin e institucioneve legjitime. Megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm në strategjitë e veprimeve, duke marrë parasysh ndjeshmërinë që ka zona e Veriut të Kosovës”. Kështu deklaroi Xhavit Gashi, gjeneral në pension.
“Kosova e ka të drejtën e patjetërsueshme për të mbrojtë sovranitetin e saj dhe për të siguruar çdo cep të territorit të saj që të jetë nën kontrollin e institucioneve legjitime. Megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm në strategjitë e veprimeve, duke marrë parasysh ndjeshmërinë që ka zona e Veriut të Kosovës”, kështu ka derklaruar Xhavit Gashi, gjeneral në pension.
Ai tha se është shumë i rëndësishëm koordinimi me partnerët strategjik në këto çështje sensitive
Duke folur për vizitat e rëndësishme nga përfaqësuesit ndërkombëtar të realizuara kohëve të fundit në Kosovë, ai tha se ato përçuan mesazhin e sigurisë, sepse ata e trajtojnë Kosovën si partner të rëndësishëm në regjion.
“Unë besoj se ata ata e trajtojnë Kosovën si partner të rëndësishëm në regjion. Pra ata presin që Kosova jo vetëm të kujdesët për sigurinë e sovranitetin e vet, por të luaj edhe rolin e vet për paqen dhe sigurinë në rajon”, tha ai.
E duke folur për operacionin e fundit në veri ku u bë bastisja e komunave ilegale, Gashi tha se është e nevojshme që këto hapa të bëhen në koordinim të ngushtë me partnerët tanë.
“Objektiva e qeverisë së Kosovës nuk dallojnë shumë nga objektivat e partnerëve tanë strategjik. Atëherë në çka duhet të koordinohemi? Janë vetëm mënyrat dhe rruga se si duhet të arrihet atje. Mendoj se është shumë e nevojshme që rruga të bëhet me koordinim me ta”, deklaroi Xhavit Gashi.
E lidhur me deklatën e mbasadorit amerikan, Jefreyy Hovenier se “hapja e Urës së Ibrit në këtë kohë, mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s”, Gashi tha se kjo gjë edhe mund të shkaktohet pa qëllim.
“Kosova nuk është kërcenim, dihet nga kush vjen rreziku, mirëpo me hapjen e pakoordinuar të urës, jo në kohën kur pajtohen partnerët tanë strategjik, pa koordinim, pa qëllimshëm mund t’i vëjmë në rrezik jetët e ushtarëve”, tha Gashi.
Ai tutje theksoi se nisur nga deklaratat e ndërkombëtarëve se veprimet e fundit të qeverisë nuk janë në koordinim me NATO-n dhe aleatët, mund të krijohet një përceptim se po instrumentalizohet Policia e Kosovës.
Ne si Kosovë nuk kemi asnjë aleancë më të besueshme se sa me SHBA-të dhe NATO-n. Edhe sukseset që I kanë arritë institucionet e sigurisë në Kosovë edhe policia edhe ushtria, ky profesionalizëm ka ardhë nga përvoja, trajnimi, edukimi që kanë marrë nga partnerët tanë ndërkombëtar, por kryesisht nga SHBA-të”, deklaroi gjenerali Gashi.
Ai bëri të qartë se meqenëse NATO nuk bën vetëm veprime operacionale ushtarake , por i kombinon me veprime politike që vijnë nga selia në Bruksel.