Osman Azemi, aktor, ka sqaruar deklaratën e dhënë ditë më parë se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, e cila bëri bujë të madhe.
Ai tha se këtë deklaratë e ka thënë me humor dhe ndjehet keq për situatën e sikletshme që e ka krijuar tek personat që e njohin atë.
“Unë ndoshta nuk jam shpreh mirë dhe më bën me u ndje keq”, tha Azemi.
“Po duhet me kanë tash shumë i kujdesshëm çka po flas sepse dëmi bëhet. Deklaratat e mia janë keq-interpretu. Qëllimi im ka qenë për me folë për sport, kuptohet se sporti neve na emocionon, gjatë intervistës është edhe një gabim i jemi që unë e kam pas një lloj satire. Kam pas qejf me bo satirë, pak humor, por mori përmasa të jashtëzakonshme gjë që ndihem keq”, tha Azemi në Pressing.
“Nuk kisha pas qef me pa shqiptarë të Kosovës apo Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi me u përqa mes vete. Unë ndjehem keq sinqerisht edhe për qytetarët në Shqipëri, qofshin të majtë apo të djathtë dhe te ne në qeveri apo opozitë, për miqtë e mi e familjarët e mi që i kam vendos në një situatë jo pak të sikletshme. Ju kërkoj falje edhe bashkëpunëtorëve të mi nëse janë ndjerë në siklet, por e kam thënë tash, dëmi është bë”, tha Azemi më tej.