Në ditën kur shteti bëri publik çmimin tavan për derivatet, duke mos lejuar që pronarët e kompanive që merren me këtë biznes të kalojnë çmimin prej 1.85 për 1 litër dizel dhe 1.74 për benzinë, Gazeta Insajderi sjell faturat e shpezimeve që ka bërë kryeministri Albin Kurti për derivate. Vetëm nga muaji mars deri në nëntor të vitit të kaluar për kryeministrin dhe eskortën e tij, janë shpenzuar 7.930 litra derivate.
Gati 1 mijë euro ka hargjuar kryeministri Kurti, vetëm gjatë muajit tetor të vitit të kaluar për derivate.
Sipas faturës zyrtare që Gazeta Insajderi ka siguruar pas kërkesës për qasje në dokumente publike, del se gjatë atij muaji ai kishte hargjuar 842 litra derivate.
Në muajin shtator për 579 litra derivate të shpenzuara nga kryeministri, me paratë e takasapaguesve kosovarë janë paguar 640 euro. Ndërsa nga 500 euro janë shpenzuar në muajt prill, qershor e gusht të vitit të kaluar, shkruan Insajderi.
Në muajin kur Kurti e mori mandatin e kryeministit për herë të dytë ka shpenzuar më së paku, 186 euro për sasinë prej 183 litrave.
Sipas këtyre të dhënave, nga muaji mars deri në nëntor për kryeministrin dhe eskortën e tij, janë shpenzuar 7.930 litra derivate e që në total, del se ka shpenzuar shumën prej 4 mijë e 267 euro.
Sipas asaj që thonë në zyrën e kryeministrit, Kurti që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar nuk e përdorë veturat e kryeministrisë por veturën e Policisë së Kosovës. Rrjedhimisht sipas tyre përgjegjësia dhe shpenzimet kalojnë tek policia.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përdorur veturë të ZKM-së nga marsi i vitit 2021 deri në dhjetor 2021. Ndërkaq, nga dhjetori i vitit 2021 kryeministri e përdorë veturën e Policisë së Kosovës. Përgjegjësia dhe përcjellja e eskortës së kryeministrit bëhet nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zyrës së krysministrit/Insajderi/